Zjarr në një apartament në Tiranë, njerëz të bllokuar brenda: Na ndihmoni!

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Lajme

01/06/2017 20:40

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se apartamenti ndodhet në katin e katërt të një pallati në kompleksin e banesave sociale në Shkozë.

Po kështu mësohet se ka njerëz të bllokuar brenda tij që kërkojnë vazhdimisht ndihmë pasi nuk mund të dalin.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojë për nxjerrjen e banorëve nga pallati.