Zjarr në Londër, afër zyrave të “Goldman Sachs”

Brigada e Zjarrfikësve në Londër është duke u munduar të shuajë një zjarr që ka shpërthyer në rrugën “Fleet Street” afër zyrave të rrjetit bankar “Goldman Sachs”.

Bota

11/11/2015 19:39

 

Retë e tymit kanë ngulfatur disa prej ndërtesave përreth pasditen e sotme, transmeton Kp.

Afër 30 zjarrfikës dhe gjashtë kamionë të zjarrfikësve gjenden në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkaq, punëtorët në zyrat e “Goldman Sachs” nuk janë duke u evakuuar ende përkundër faktit se zjarri mund të paraqesë rrezik.

Transporti në rrugën “Fleet Street” është bllokuar në të dy anët për shkak të zjarrit, ndërkohë që ende nuk ka informata të detajuara për shkaktarët e zjarrit.