Zhduket një djalë 14-vjeçar në Durrës

Një adoleshent 14 vjeç nga Durrësi me iniciale E. R.  është zhdukur dhe familja e tij ka bërë denoncimin në Polici për gjetjen e tij.

Lajme

20/07/2017 10:23

Ka qënë i ati që ka shkuar në Komisariatin e Durrësit në orën 2:00 në mesnatë duke kërkuar ndihmën e Policisë. Djali ishte larguar të mërkurën, në orën 17:00 dhe nuk është kthyer më në familje.

Policia e Durrësit tha se po punon për gjetjen e të miturit