Zharko është fajtor

EULEX ka njoftuar se Zharko Veselinovic është shpallur fajtor për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve. Ai u dëndua më 9 muaj burgim me kusht, për një periudhë dyvjeçare.

Lajme

20/11/2013 18:41

Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e shpalli Zharko Veselinoviqin fajtor për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve dhe e dënoi atë me nëntë muaj burgim me kusht për një periudhë dy vjeçare, ka njoftuar EULEX, përmes një komunikate për media.

“Akuza për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve është ndarë (është shkëputur ligjërisht) nga akuza për tentim vrasje të rëndë, për të cilën është ngritur aktakuza kundër Veselinovicit, e cila është në pritje të konfirmimit.”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, njoftohet se Prokuroria dhe të pandehurit kanë të drejtë të ankohen kundër këtij vendimi.