Zgjedhjet në Serbi shtyjnë dialogun me Kosovën – Lajmi.net
Zgjedhjet në Serbi shtyjnë dialogun me Kosovën
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:58, 12 January 2019
Në korridoret e institucioneve serbe po diskutohet për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Partia e Aleksandar Vuçiq, Partia Progresiste e Serbisë, në mbledhjen e saj të fundit u shprehë e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lideri i kësaj partie, Aleksander Vuçiq, sipas gazetës ‘Blic.rs’ citohet të ketë thënë që për zgjedhje duhet të pyetën dhe shikuar interesi i serbëve të Kosovës.

Zgjedhjet në Serbi gjatë këtij viti mund të shtyjë dialogun me Kosovën. Opozita në Serbi që disa javë po proteston duke kërkuar shkarkimin e Vuçiq.

Sonte pritet që në Beograd të ketë protesta masive. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO