Zgjedhja e Mustafës kontrollohet si ajo e Pacollit

PDK ka vendosur të kërkojë mendimin e Gjykatës Kushtetuese për mënyrën se si është zgjedhur Kryetari i Kuvendit. 

Lajme

18/07/2014 09:13

Seanca konstituive e legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës i ka përngjarë shumë seancës së njëjtë të legjislaturës së katërt.

Isa Mustafa që tash është zgjedhur kryetar i parlamentit të Kosovës, asokohe nuk ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, por mund ta ketë fatin e njëjtë me të zgjedhurin e atëhershëm për president të vendit, Behgjet Pacollin.

Ishte Mustafa dhe LDK-ja e tij që kishin kontestuar zgjedhjen e Pacollit duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Organi më i lartë kushtetues kishte konstatuar se, seanca ku qe zgjedhur presidenti ka qenë e parregullt.

Tre vjet pas, Partia Demokratike e Kosovës do t`i kërkojë Gjykatës Kushtetuese vendim të ngjashëm, pra shfuqizim të një pjese të seancës konstituive, kur LDK-AAK e Nisma me prezencë edhe të komuniteteve pakicë, e zgjodhën Isa Mustafën për kryetar të parlamentit.