Zgjidhet drejtuesi i ri i Instagramit

Një javë pasi bashkëthemeluesit e Instagramit dhanë dorëheqjen, është emëruar drejtuesi i ri i medias sociale më të populluar në botë.

Auto & Tek

02/10/2018 21:38

Në krye të Instagram është vënë Adam Mosseri, i cili iu bashkua Facebook në vitin 2008 dhe ka punuar si mbikëqyrës i “News Feed”-it, duke qenë shumë pranë Shefit Ekzekutiv Marc Zuckerberg.

Së fundi Mosseri ka qenë zëvendës president i Instagramit, ndërsa tashmë i është besuar drejtimi.

Bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger, njëkohësisht shefi ekzekutiv dhe shefi teknik i Instagramit, dhanë dorëheqjen javën e kaluar, doke mos dhënë shumë sqarime.