Zemaj tregon nëse janë ‘shitur’ deputetët e LDK-së (Video)

Koalicionit PAN i duhen edhe disa vota për formimin e Qeverisë. Ka deklarata se ato janë siguruar nga deputet individual e veçanërisht të koalicionit LAA.

Lajme

14/07/2017 22:15

Armend Zemaj nga LDK-ja që ka marr votat e mjaftueshme për tu bërë deputet thotë se subjekti i tij qëndron i palëkundur në raport me PDK-në.

Sa i përket zërave se deputetë të LDK-së mund të votojnë koalicionin PAN, Zemaj tha se kjo është e drejtë e çdo individi.

Zemaj shprehet i bindur se PAN nuk mund të formojë Qeverinë sepse nuk i ka numrat. Dhe kërkon që mundësia sa më shpejt t’i jepet LDK-së dhe Vetëvendosjes.

YouTube player