Zeka: Të pezullohet taksa ndaj produkteve serbe

Deputeti Milaim Zeka ka kërkuar që të mbrohen marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

15/02/2019 23:29

Ai e ka quajtur të drejtë propozimin e të parit të PDK’së Kadri Veseli për pezullim të taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

“Duhet të pezullohet taksa dhe kërkesa për pezullim të taksës për 120 ditë është shumë e drejtë’, tha Zeka në T7.

“Kemi hy në një krizë dhe konfrontim të ashpër me BE dhe SHBA. Është serioze sepse nuk është për tu tallë kur kanë ardhur sinjale edhe nga njeriu kryesor i Merkel’, tha deputeti i Nismës Socialdemokrate.

“Efekti i taksës 100 për qind është mbërri”, tha Zeka.

Kryeministri Ramsh Haradinaj edhe sot ka përsëritur se taksa 100 për qind do të vazhdojë të jetë në fuqi.