Zbulohet titulli i ri dhe data e lansimit të filmit John Wick 3

Titulli zyrtar për John Wick 3 është Parabellum. Ky detaj u zbulua ditën e sotme.

Fun

15/01/2019 19:24

Lajmin e bëri të ditur aktori Keanu Reeves në rrjetin social “Twitter”, duke i bashkëngjitur një fotografi të një dritarjeje të përmbytur nga shiu, ndërsa në prapavijë qëndron Jon Wick, transmeton lajmi.net.

Fjala “Excommunicado” i referohet karakterit që largohet nga hoteli, i cili veproi si territor neutral për anëtarët e krimit të qytetit.

Jon’i kishte humbur të gjitha qasjet dhe privilegjet për burimet e kontinentit nëntokësor si pasojë e vrasjes së zotit Santino D’Antonio nga krimi italian në baza kontinentale.

Për filmin është mësuar se data e lansimit në teatër do të jetë më 17 maj. /Lajmi.net/