Zbulohet se kur mund të prezantohet smartphone i palosshëm nga Samsung

Në një Twitter, grupi ka treguar se telefoni i shumëpritur celular do të mund të paraqitet në fillim të nëntorit.

Auto & Tek

23/10/2018 15:36

Thashethemet kanë qarkulluar për vite me radhë rreth telefonit të palosshëm nga Samsung. Që në fillim të vitit 2011, bosi i telefonit celular të Samsung Austria tha në intervistë se telefonat e mençur do të jenë në mesin tonë. E pra, shtatë vjet më vonë, bota e telefonisë celulare është ende duke pritur për prezantimin e smartfonit të palosshë, transmeton lajmi.net.

Në një Twitter, Samsung Mobile ka lënë të kuptohet se prezantimi i telefonit të mençur të shumëpritur mund të nisë në Konferencën Zhvilluese të Samsung në San Francisco . Ngjarja do të fillojë më 7 nëntor. /Lajmi.net/