Zbulohet një laborator i drogës në Durrës (Foto)

Policia e qytetit të Durrësit ka zbuluar një laborator të përpunimit dhe paketimit të lëndës narkotike Cannabis Sattiva.

Lajme

17/10/2015 12:57

Deri më tani si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e të jetë e llojit Cannabis Sattiva, si dhe janë arrestuar 7 persona.

Policia thotë se operacioni “Koordinata” vijon dhe pritet të ketë arrestime të tjera.

Droga-Durres-1

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur për arsye të vazhdimit të hetimeve, raporton Lapsi.al.

Droga-durres-3