Zbulohet mënyrë e lirë dhe e shpejt për diagnostifikimin e kancerit

Në një të ardhme jo aq të largët, shkencëtarët shpresojnë ta zbulojnë kancerin dhe sëmundjet e tjera jongjitëse thjesht duke e zhytur një copë letre në një mostër urine – njëjtë si kur bëhet testi i shtatzënisë ose analiza e pH.

Auto & Tek

08/05/2014 19:34

Tani kjo shpresë është pak më afër realizimit, në saje të punës së studentit të MIT, Andrew Warren, dhe kolegëve të tij. Warren dhe kolegët e tij hulumtues, së fundi demonstruan mundësinë e një letre testuese për kancer në disa mostra të minjve.

Shkencëtarët në MIT zhvilluan nanogrimca të dizajnuara për të udhëtuar përmes gjakut në kërkim të proteinave të veçanta që lidhen me indet e sëmura, si tumoret. Kur zbulohet ndonjë malinjitet, nanogrimcat i lirojnë kompozimet të cilat depërtojnë në qarkullimin e gjakut dhe pastaj në urinë. Një shirit i letrës, që quhet \”analiza e rrjedhës laterale të letrës\”, i zhytur në një mostër urine, pastaj mund të zbulojë praninë e këtyre kompozimeve.

\”Ajo që unë mendoj se është vërtet tronditëse është përhapja e kancerit dhe e sëmundjeve kardiovaskulare si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim\”, tha Warren për New Scientist, transmeton Koha.net. \”Ky diagnostikim është me të vërtetë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u ndihmuar shumë njerëz brenda një kohe sa më të shkurtër\”.

Dy lloje të nanogrimcave, apo biomarkerëve, të krijuara nga Warren dhe kolegët e tij, ishin në gjendje ta gjenin dhe sinjalizonin praninë e kancerit kolorektal dhe mpiksjen e gjakut në minj.

\”Së bashku, LFA dhe biomarkerët sintetikë të injektueshëm, të cilat mund të jenë të përshtatur për sëmundje të shumta, formojnë një platformë të përgjithësuar diagnostike për NCD-të të cilët mund të aplikohen në pothuajse çdo mjedis pa pajisje të shtrenjta apo personel të trajnuar mjekësor,\” shkruajnë studiuesit. Studimi u botua së fundi në PNAS.

Warren thotë se ai dhe ekipi i tij mund të zhvillojnë biomarkerë për të detektuar lloje të tjera të problemeve shëndetësore. Ai ka në plan ta lansojë një kompani e cila do ta hedhë në treg teknologjinë e re për përdorim tek njerëzit.