Zbulohet kundërshtarja e ardhshme e Kosovës në Ligën e Kombeve

Kosova duket se e ka mësuar kundërshtarin e radhës në Ligën e Kombeve.

Sport

19/11/2018 23:13

Përfaqësuesja e Kosovës mund të përballet me Gjeorgjinë, që përfundoi në vendin e parë të Ligës D.

Nëse Përfaqësuesja jonë arrin ta mposhtë Azerbajxhanin, atëherë ka gjasa të mëdha të përballet me gjeorgjianët, raporton “lajmi.net”.

Gjeorgjia pritet të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, si skuadra më e mirë e Ligës D me 16 pikë, ndërsa Kosova do t’i grumbullonte 12 pikë në rast të fitores.

Nëse Kosova përballet me Gjeorgjinë, atëherë ajo ndeshje do të zhvillohet në mars të vitit 2020. /Lajmi.net/