Zbulohet formula e kthimit të opozitës shqiptare në Kuvend

Pak orë para mbërritjes së tij në Tiranë, eurodeputeti Eduard Kukan zbulon pikat kryesore të marrëveshjes që do të risjellë në jetën parlamentare opozitën. Marrëveshja që do të nënshkruhet mes mazhorancës dhe opozitës do të nënshkruhet pasi fillimisht Kukan të zhvillojë të hënën takime me aktorët kryesorë politikë në vend.

Lajme

21/12/2014 10:23

Krahas kërkesave të realizuara deri më tani nga mazhoranca, pikat që përbëjnë shtyllën kryesore të marrëveshjes që do të nënshkruhet mes palëve nën garancinë e ndërkombëtarëve, do të jenë ato që kanë të bëjnë me një bashkëpunim intensiv për politikat integruese dhe detyrimi i mazhorancës për pranimin e një drafti për dekriminalizimin e parlamentit. Eurodeputeti Kukan do të mbërrijë mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ndërkohë që negociatat intensive me palët do të zhvillohen nga e hëna, shkruan gazeta Shqiptarja.