Zbulohen bisedimet e Wenger me Real Madrid

Detaje interesante janë zbuluar rreth marrëdhënies “Real Madrid – Arsene Wenger”.

Sport

19/11/2018 13:14

Charles Villeneueve, ish presidenti i PSG, ka thënë se francezi ka kontaktuar me “Los Blancos” gjatë kohës sa ishte ende nën drejtimin e Arsenal.

Më tutjem Villeneueve  ka thënë se kanë qenë gjithmonë dy skaudra që e kanë kërkuar Wenger.

“Dy skuadra e kanë dashur atë si trajner. Njëra ishte Bayern Munich, sepse  ai flet katër gjuhë të ndryshme” ka thënë ish presidenti i PSG për “Paris United”, transmeton lajmi.net.

“Gjithashtu kam shkuar në Itali që të marrë pjesë në negociatat me Real Madrid, por ai qëndroi në Arsenal” ka vazhduar tutje ai.

Villeneueve ka qenë gazetar me profesion, para se të udhëhiqte PSG-në në mes të majit 2008 dhe janarit 2009.

Ai ka qenë gjithmonë fans i Wenger dhe beson se francezi do të ishte i duhuri për stolin e PSG. /Lajmi.net/