Zbulimi: Telefonat dhe kompjuterat do të kontrollohen me gjeste

Një zbulim i ri është raportuar në botën e shkencës nga Universiteti i Illinois në Urbana-Champaign.

Auto & Tek

06/03/2017 00:10

Telefonat smart, kompjuterat apo tabletët nuk do të kontrollohen më vetëm me prekjen e gishtave por zbulimi i ri garanton komandën me gjeste.

Zbulimi i një gjenerate të re të LED (Light Emitting Dioda), tregon se këto monitorë janë të afta të lëshojnë dhe të zbulojnë dritën në të njëjtën kohë.

Revista “Science”, shkruan se karakteristikë e tyre është se jo vetëm janë në gjendje të zbulojnë dhe të thithin dritën në vazhdueshme, por janë të aftë edhe të programohen për t’iu përgjigjur sinjaleve të lehta në mënyra të ndryshme. Për shembull, duke rregulluar automatikisht ndriçimin sipas kushteve të ambientit.

Ky lloj LED-i mund të integrohet në ekranet interaktive, dhe është në gjendje të njohë objektet ose t’iu përgjigjet lëvizjeve pa pasur nevojën e prekjes.

Me këtë zbulim monitorët me prekje shumë shpejt do të jenë një kujtim i largët.