Zbogar: E vërteta duhet të ndriçohet!

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se Kosova nuk duhet të bëhet rutinë e diskutimeve në Këshillin e sigurimit dhe as të kthehet në kohën e para përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, por të themelojë vetë Gjykatën Speciale.

Lajme

15/05/2015 08:59

Zbogar, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se gjatë një ligjëratë të mbajtur me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike, ka bërë të qartë nevojën për themelimin e gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës, në mënyrë që siç ka thënë ai, të nxirret e vërteta për akuzat e ngritura për krime lufte.

Procesi i liberalizimit të vizave dhe sfidat e Kosovës që shoqërojnë këtë proces ishin po ashtu temë që Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, ka pasur me studentët  e Universitetit të Prishtinës. /lajmi.net/