Zanetti gëzon tifozët e Interit për Icardin

Nënpresidenti dhe njëherit legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka zbuluar të ardhmen e Mauro Icardit.

Sport

31/05/2018 21:53

Zanetti gjatë një deklarate bërë sot për mediet në Itali, ka thënë se Icardi është i lumtur në Inter.

Ditëve të fundit ka pasur shumë spekulime se Juventus i ka ofruar Interit kartonin e Gonzalo Higuain dhe 50 milionë euro për Icardin.

“Kur keni një kampion si ai në skuadër, është normale që të marrim shumë oferta për ta, por Mauro është kapiten dhe një pikë reference për Interin”, ka deklaruar Zanetti.

Ne jemi të lumtur që ai është këtu dhe ai është i lumtur që është me ne. Ne jemi të shqetësuar me spekulimet për transfere, sepse ai ka shpreh dëshirën për të mbetur me skuadrën për sezonin e ardhshëm ku luajmë edhe në Ligën e Kampionëve”,

Icardi në sezonin e fundit ka qenë vendimtar për Interin, duke shënuar 29 gola në Serie A./Lajmi.net/