Zafir Berisha dënohet me 1800 euro për spotin me fëmijë – Lajmi.net
Zafir Berisha dënohet me 1800 euro për spotin me fëmijë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 19:13, 11 October 2017
Nismës për Kosovën i është shqiptuar dënim prej 1800 eurove për spotin e Zafir Berishës ku shihen fëmijë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjetur të bazuar ankesën e BIRN dhe IKS lidhur me spotin e kandidatit të Nismës për Kosovën në Prizren, Zafir Berisha, për përdorim të fëmijëve në fushatë.

Kësisoj, Nisma për Kosovën, dega në Prizren është gjobitur me 1800 euro për shkak për përfshirjes së fëmijëve në spotin e Zafir Berishës.

Kjo gjobë Nismës për Kosovën i është shqiptuar përkundër faktit se në përgjigjen e saj në ankesë, përfshirjen e fëmijëve në fushatë e konsideron si një lëshim teknik dhe të paqëllimshëm në momentin e montimit të spotit.

Nisma më tutje në ankesë thotë se nuk ka pasur qëllim të keqpërdorimit të fëmijëve.

Në vendimin e PZAP-it bëhet e ditur se Nisma ka ndërmarrë masat përmirësuese duke e larguar spotin me sekuenca ku shihen fëmijët për të dëshmuar evitimin e shkeljes.

Evitimi i shkeljes sipas vendimit të PZAP-it ka ndikuar në lartësinë e gjobës por ishte i pamjaftueshëm për të evituar edhe gjobën./kallxo.com/

Fjalët kyçe: Berisha, dënim, PZAP

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush
  • Play World Soccer Champion