Zaev publikoi bombën e radhës, i përfshirë Musa Xhaferi

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Musa Xhaferi, në një bisedë telefonike me shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov dëgjohet duke komunikuar për të ndihmuar një personi shqiptar që të merr kompjuterët e konfiskuar për një pikë karburanti.

Lajme

13/05/2015 15:30

Këto informata u publikuan në “bombën” e radhës të prezantuar sot nga kreu i partisë opozitare të Maqedonisë, LSDM, Zoran Zaev.

Për këtë i publikoi 3 audio-regjistrime mes Xhaferit dhe Mijallkovit.