Zaev: Ky është vetëm fillimi i fundit të Gruevskit

Lideri i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoni (LSDM), Zoran Zaevi ka komentuar dorëheqjet e para të Qeverisë Gruevski,, kurse nënkryetari i Parlamentit Evropian, Alexander Graf Lambsdorff sot kërkoi nga Gruevski dorëhqjen e tij.

Lajme

12/05/2015 23:50

Zaev tha se ky nuk është qëllimi i LSDM-së, por ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit.

“Çdo gjë që kemi diskutuar është konfirmuar, kjo është dëshmi e përgjimit dhe për vërtetësinë e bisedimeve. Kjo është dëshmi e bisedimeve e cila konfirmon të gjitha paligjshmërit dhe krimet e Nikolla Gruevski dhe pushtetit. Kjo nuk është koha për triumfalizëm! Dorëheqjet e Gordana Jankullovskës, Mile Janakieskiit dhe Sasho Mijalkovit nuk është qëllimi ynë përfundimtar. Ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit”, shkruan Zoran Zaevi, i cili që prej muajit shkurt, në mënyrë periodike ka publikuar audio-incizime, të cilat janë biseda të përgjuara të zyrtarëve qeveritarë.

Zaev me publikimin e përgjimeve, ka nxitur tensione në shtetin maqedon, ku me ç’rast, javën e kaluar vazhdimisht janë organizuar protesta. Ai ka thirrur një protestë masive më 17 maj.

Zaev po kërkon dorëheqjen e kryeministrit aktual Nikolla Gruevski.

Dorëheqjen e Gruevskit sot e ka kërkuar edhe nënkryetari i Parlamentit Evropian, Alexander Graf Lambsdorff, duke shtuar se kjo nevojitet për të qetësuar situatën në Maqedoni. (lajmi.net)