Zaev: Kosova duhet të gjejë zgjidhje për Demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me presidentin Thaçi ka treguar për temat që i kanë diskutuar.

Lajme

12/12/2017 17:02

Demarkacioni me Malin e Zi, dialogu me Serbinë sipas Zaevit janë tema për të cilat Kosova duhet të gjejë një zgjidhje, raporton lajmi.net

“Diskutuam për çështjen e hapur që Kosova e ka me Malin e Zi për demarkacionim, këto çështje janë në diskutim e sipër dhe mund të gjendet zgjidhje”, tha Zaev.

Ai tutje deklaroi se Maqedonia mbështetë një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij hap rrugë për bashkëpunim në gjithë rajonin.

“Sa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ne japim mbështetje për gjetjen e një zgjidhje ndërmjet dy vendeve, gjë që do të hap rrugën për bashkëpunim në gjithë rajonin”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë.

Ai theksoi se vizita e tij në Kosovës, është një mesazh për raportet e mira ndërmjet dy vendeve. /Lajmi.net/