Young Zerka nuk ndalet, paralajmëron projekte të reja

"Belly Dancer", është projekti i fundit që ka publikuar.

ShowBiz

08/06/2018 09:15

Artisti nga Shqipëria Young Zerka para pak ditësh ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me DJ Moh Green dhe Faydee, shkruan lajmi net.

Dhe tani, siç duket nuk ka të ndalur me kaq, përmes një postimi të publikuar në Instastory tregon se është vetëm fillimi i projekteve.

“Është vetëm fillimi i projekteve, rrini në linjë, shumë shumë shumë shumë do vijn këtë verë, emri im është Young Zerka”, ka shkruar ai sipër imazhit.

“Ana” dhe “Belly Dancer”, kanë filluar të pëlqehen menjëherë nga publiku. /Lajmi.net/