Young Zerka mohon ‘ndarjen’ nga Ronela Hajati

Ronela Hajati dhe Young Zerka tash e një kohë janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

ShowBiz

03/12/2018 19:42

 

Në mediat shqiptare, raporti i afërt i dyshes, Ronela Hajati dhe Young Zerka është diskutuar gjerë e gjatë, shkruan lajmi.net.

Sa i përket kësaj as Ronela e as Zerka nuk kanë dhënë asnjëherë ndonjë deklaratë për ta pohuar ose mohuar një gjë të tillë.

E së fundmi është shkruar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së pakonfirmuar nga ta.

I pyetur rreth këtyre lajmeve, Young Zerka për lajmi.net tha se ato çfarë po shkruhen nuk janë të vërteta.

‘’Nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmet që kanë dalë’’, ishte deklarata e tij për lajmi.net.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe Ronela Hajatin për të marrë një deklaratë por ajo ishte e zënë në prova të ‘Këngës Magjike’.

Se dyshja nuk i kanë prishur raportet e konfirmon edhe fakti se Ronela e ka shpërndarë në Instagram këngën e re të Zerkës.

Ndryshe së fundmi ata janë përkushtuar në karrierën muzikore, Young Zerka sapo e ka publikuar këngën ‘’Smile’’ në duet me Keepman ndërsa Ronela rikthehet si konkurrente në festivalin ‘Kënga Magjike’./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player