Ymeri: Mustafa nuk duhet të çojë shtetësinë e Kosovës në dorëheqje, por veten

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visa Ymeri i është kundërpërgjigjur kryeministri Isa Mustafa, cili sot me anë të një publikimi në Facebook, ka arsyetuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Lajme

03/09/2015 12:44

Në reagimin e tij, Ymeri ka thënë se Mustafa po flet me gjuhën e dorëzimit. Ai me anë të një statusi në Facebook, ka thënë se për këto vite Kosova nuk ka ndalur as korropsionion dhe mafian dhe varfërinë, duke shtruar pyetje se a duhet tash të legalizohen edhe këto?

Ymeri ka thënë se Mustafa para se ta dërgojë Kosovën në dorëheqje, të jap dorëheqje vet ai, transmeton lajmi.net.

“Isa Mustafa po flet me gjuhë dorëzimi. Logjika e tij është “meqë për 16 vjet nuk e kontrolluam veriun, le ta legalizojmë këtë moskontroll”. Por ne për 16 vjet nuk e kemi ndalur dot as korrupsionin, mafian, varfërinë etj. Mos vallë, sipas logjikës impotente të kryeministrit duhet t’i legalizojmë edhe këto? Kryeministri nuk duhet të çojë shtetësinë e Kosovës në dorëheqje, por veten, meqë nuk qenka në gjendje të gjejë alternativa të tjera për Kosovën pos Zajednicës”, ka shkruar Ymeri.