Ymeri: Gratë dhe vajzat duhet të jenë të barabarta në shoqëri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se gratë, vajzat duhet të jenë të barabarta në shoqëri.

Lajme

27/05/2017 15:45

Ymeri thotë se secila pronë e trashëguar do t’i ndahet barabartësisht vajzës ashtu edhe djalit, transmeton lajmi.net.

“Na duhet angazhim masiv i secilit prej nesh. Gratë, vajzat, secila prej tyre, të gjitha bashkë, duhet të jenë të barabarta në shoqëri. Kjo barazi është përpjekje e përditshme, angazhim politik e publik që ta bëjmë barazinë politikë institucionale. Kundër diskriminimit e përjashtimit”, thotë ai.

Shkrimi i plotë:

Secila pronë familjare do të jetë bashkëpronësi mes gruas dhe burrit.

Secila pronë e trashëguar do t’i ndahet barabartësisht vajzës ashtu edhe djalit.

Secila përkrahje financiare nga shteti për ndërmarrjet prodhuese do të kushtëzohet me punësimin e grave në së paku 40% të të punësuarve.

Gratë do të kenë përparësi në ndarjen e secilës banesave të përballueshme për qytetarët e Republikës.

Kështu do ta ndërtojmë Republikën. Të barabartë për të gjithë.

Por kjo bëhet vetëm nëse jemi bashkë në angazhim. Në përpjekje. Të barabartë publikisht, që të jemi të barabartë edhe privatisht.

#meZemër

#AlbinKurtikryeministër

#35VETËVENDOSJE!