‘Ylli’ i LDK-së Hazir Borovci: Unë thashë atë çfarë thoshte Rugova

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci ka thënë se “biseda” e tij me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova ka qenë një metaforë.

Lajme

24/03/2017 18:32

“Biseda me Presidentin Rugova ishte një metaforë e shprehjes së dëshirës dhe vullnetit të qytetarëve. Ishte metaforë  e shprehjes së vullnetit të  mijëra anëtarëve ndaj miqësisë dhe respektit për atë që kanë bërë SHBA-të për Kosovën”.

“Kjo është postulatë e Presidentit Rugova që e ka përsëritur me mijëra herë”.

Borovci në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se fjalimi i tij buronte nga zemra dhe se ai vetëm përsëriti atë që thoshte presidenti Ibrahim Rugova sa ishte i gjallë.

“Fjalimi im ka buruar nga brendia nga zemra, sepse e kam dëgjuar në shumë takime presidentin për mesazhin që e ka përçuar”.

Ai ka treguar edhe për vizitën që i ka bërë varrit të Presidentit historik, Ibrahim Rugova ditën kur edhe ishte tubimi i 27 vjetorit të themelimit të Degës së Tretë të LDK-së.

“Në 27 vjetorin e Degës së Tretë në ishim me gjitha strukturat e degës, në mesditë vendosëm një buqetë lule te varri i Presidentit. Bashkërisht me Kryesinë bëmë edhe një risi, vendosëm që kush është më i riu nga dy gjinitë  t’i vendosin buqetat, që të përcjellim mesazhin që t’i lëmë të rinjtë që të na prijnë”.

Borovci ka folur edhe filozofinë rugoviane, që sipas tij është filozofia e afrimti të njerëzve të devotshëm

“Filozofia rugoviane është një filozi e afrimti e potencialti ëm të lartë intelektual port edhe ushtarak”.