Ylli Hoxha e fyen dhe e ‘qet’ në rrenë Arban Abrashin!
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi sonte deklaroi se ka deputetë në VV që mund ta votojnë demarkacionin.
Lajme
Kjo sipas tij, pasi ka pasur diskutime me disa nga deputetët e partisë së Albin Kurtit.
E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar menjëherë anëtari i Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, transmeton lajmi.net
Ai e ka ofenduar Arbashin, dhe njëherësh ka thënë se asnjë nga deputetët e VV-së nuk e voton demarkacionin.
“Abrashi: Disa deputetë konstruktivë të VV’së do ta votojnë demarkacionin Koment: Pe leshojke rrenen ky si lopa baglen. Qe sa i thirra te 32tit, njezeri thane ‘po rren Arbani’”, ka shkruar në facebook Ylli Hoxha.
Sot gjatë ditës, akuza nga deputetët e VV-së pati edhe për Adriatik Kelmendin.
Ishte Albulena Haxhiu që e akuzoi Kelmendin për organizimin e protestës në Prishtinë. /Lajmi.net/