Ylberi i Prishtinës

Sipas Prishtina Weather, pas të reshurave lokale të shiut, që ranë kohëpaskohe gjatë ditës, në mbrëmje me kalimin e frontit të ftohtë pati një rrebesh të shkurtër shiu, në afërsi të Prishtinës edhe vetëtima, ndërsa tash vonë me rënie të temperaturave, në Prishtinë filluan edhe të reshurat e borës, mirëpo që nuk pritet të zgjasin shumë apo të formojnë edhe ndonjë shtresë dëbore.

Lajme

17/01/2018 20:43

Gjatë ditës vende-vende aty ku kishte rreze dielli dhe riga shiu, u shfaqën edhe ylber, sikur ky në foto sot gjatë orëve të pasdites në Prishtinë.

Era fryu kryesisht nga jugperëndimi 8-11m/s, e nga ora 17 filloj të fryj nga veriperëndimi me hove deri në 17m/s (61 km/h). Shtypja atmosferike deri në mesditë pësoj një rënie të thellë nën vlera normale deri në 992mb, rreth 25mb përgjatë 36 orëve të fundit.

Temperatura maksimale arriti deri në 10C, e në orën 20 ka zbritur në 2C.