Xhihadistët vranë 16 ushtarë irakianë

Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë të hënën 16 ushtarë irakianë, gjatë një sulmi në një pikë kufitare me Sirinë.

Bota

01/12/2014 17:31

si transmeton REL, lajmin për ushtarët e vrarë e ka bërë të ditur udhëheqësi i Këshillit provincial, Faleh al-Isaui.

Ai ka bërë me dije se pos të vrarëve edhe katër ushtarë të tjerë janë plagosur në pikën kufitare Al-Ualid.