Xhesika Ndoja tregon për ofertat që i kanë bërë deputetët shqiptarë (Foto)

Xhesika Ndoja ka dhënë një intervistë për Opinion.al duke rrëfyer mbi ofertat që po merr nga deputetët shqiptarë.

ShowBiz

04/02/2016 15:26

Xhesika ku ke qenë gjithë këto kohe dhe u shfaqe në media me këtë problem?

Xhesika ka më shumë se një vit në skenë me plot 9 klipe dhe qëllimi i këtyre deklaratave nuk janë për famë por për të treguar diçka reale në vendin tonë.

Si kanë reaguar deputetet dhe ministri pasi janë publikuar lajmet për ta?

Këtu jemi duke folur për një deputet dhe nuk kam pas kërcënime, sepse ai person mund të marrë dhe një përgjigje pozitive nga unë.

Pse vendose ta bësh publike këtë histori, mos ndoshta e kërkon famën me këto skupe, shumë kolege të tuat marrin propozime të tilla dhe si bëjnë publike, kurse ti je shumë e hapur dhe nuk druhesh aspak?

Unë jam një vajzë pa komplekse dhe mbase koleget e tjera nuk i kanë publikuar për arsye të tyret, ndërsa unë nuk e kam aspak problem këtë gjë, përkundrazi me duket interesante.

 Cila ka qenë oferta më e lartë që ke marrë dhe asnjëra prej tyre s’të ka joshur?

Oferta më e lartë?! Nuk besoj se bëhet fjalë për një ankand (qesh).

Kush janë më interesant deputet e mazhorancës apo opozitës dhe statusi jot aktualisht është single?

Të dyja palët janë interesant si majtas dhe djathtas, pasi kam pas kontakte me të dyja palët. Jam këngëtare jo politikane.

Kur do ta kemi klipin tënd të radhës dhe do të jetë një klip provokues…

Kam dy klipe njëri pas tjetrit një solo dhe një duet , që do të jenë risi në tregun shqiptar.


Xhesika Ndoja