Xhensila u bë nënë për herë të parë, mësoni emrin e veçantë

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë.

ShowBiz

12/07/2018 18:40

Xhensila solli në jetë fëmijën e saj të parë, që sipas Iconstyle.com emri i veçantë që ata kanë zgjedhur për vajzën e tyre, është Ajka, shkruan lajmi net.

Një emër shumë i bukur dhe unik që mund të mos keni dëgjuar më herët.

Sipas të njëjtave burime, Xhensila ka sjellë në jetë vajzën me lindje çezariane, dhe kjo ka ndodhur rreth orës 11.50 të ditës së sotme në një nga spitalet private në Tiranë.