Xhensila shijon pushimet në Itali, fsheh barkun kur fotografohet

Xhensila Myrtezaj është emër shumë i komentuar këto ditë në shtypin borgj.

ShowBiz

17/03/2018 10:01

Këngëtarja përflitet se është shtatzënë, por deri tani të gjitha lajmet i kanë mohuar si ajo ashtu edhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, shkruan lajmi.net.

Fakti që ajo fsheh barkun në çdo imazh bën që të dyshojnë edhe më shumë se ajo është në pritje të ëmbël.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja së fundi ka njoftuar se gjendet në një udhëtim në Itali, nga ku ka sjellë pamje mahnitëse.

E në foton e fundit, Xhensila shihet ulur në një divan, ndërsa sërish ka fshehur barkun, por që nuk duhet mohuar se duket për mrekulli. /Lajmi.net/