Xhensila ka dy fjalë për këngën e re të Besit, zbulon bastin që kanë vënë

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë çift shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

17/07/2018 10:41

Besi gjatë ditës së djeshme publikoi projektin e tij të ri me titull “Makarena”, këngë të cilën e solli në duet me Irkenc Hykën, shkruan lajmi.net.

Natyrisht që për këtë projekt, ai e mori mbështetjen e bashkëshortes, e cila beson se kjo këngë do të shndërrohet në hit.

“Kjo kenge eshte bast mes meje edhe Besit. Un them qe per disa muaj kjo do thyeje rekordin e tij personal. Tipike nga ata kenget qe te ngel ne tru e nuk gjen dot rrugen per te dale. Urime edhe suksese@bes_kallaku @irkenc.hyka ??”, ka shkruar Xhensila duke zbuluar bastin me të.

Kujtojmë që ditë më parë çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan Ajka. /Lajmi.net/

YouTube player