Xhavit Haliti: Agjencioni Kundër Korrupsion po na e shkel privatësinë

Në debatin parlamentar ku po shqyrtohej raporti i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka qenë kritik, ndaj punës së këtij institucioni, duke e akuzuar atë për mos mbrotje të privatësisë. 

Lajme

06/05/2014 12:18

Ai ka thënë se ekzistojnë dy agjencione, ai Mbrojtjes së të Dhënave dhe ai Kundër Korrupsionit, njëri bëhet kinse i mbron të dhënat, ndërsa tjetri i mbledh ato pa dallim dhe i publikon para publikut. 

“Unë nuk e di se çfarë të dhënash është duke mbrojtur ky agjencion, kur një agjencion tjetër, nuk kursen privatësinë e asnjë zyrtari”, ka thënë Haliti. 

Sipas tij në botën perëndimore, të dhënat mblidhen dhe nuk publikohen në asnjë rast, përjashto vetëm rastet kur ato u shërbejnë organeve të rendit për hetimin e ndonjë rasti.