Xhavit Haliti: Adem Demaçin e kisha idol gjatë gjithë jetës

Rreth orës 17 ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare veprimtari shumëvjeçar i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, i cili mbante titullin e “Nderit të Kombit”.

Lajme

26/07/2018 19:13

Për personalitetin e tij folën shumë autoritete kosovare. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Adem Demaçin e kishte idol gjatë gjithë jetës

Ky është reagimi i Halitit:

Lajmi për vdekjen e simbolit të rezistencës dhe çlirimit të Kosovës, frymëzuesit të gjeneratave të tëra për liri, të drejta njerëzore dhe kombëtare, më goditi rënd.

Adem Demaçin e kisha idol gjat gjithë jetës. Dhe, pata fatin e madh, që gjatë bashkëpunimit me të, të mësojë se si duhen Atdheu e Kombi.

Ikonat si Demaçi rrallë lindin.

Baca Adem do t’i mungojë jo vetëm familjes, por të gjithëve. Do t’i mungojë Kosovës dhe gjithë Kombit.

Ngushëllime familjes, bashkëveprimtarëve dhe gjithë Kombit!

Prehu në paqë, Baca im i shtrenjtë!. /Lajmi.net/