Xhavit Drenori e vlerëson pozitivisht 100 ditëshin e Ramiz Lladrovcit

Xhavit Drenori u vlerësua si kundër kandidat serioz që kishte Ramiz Lladrovci në garën për të parin e Drenasit. Lladrovci tash i ka bërë 100 ditë qeverisje me Drenasin. Në këto 100 ditë të Lladrovcit, Drenori vlerëson se janë bërë më shumë punë të mirë, por edhe disa ngecje.

Lajme

26/04/2017 11:05

Drenori në një bisedë për lajmi.net thotë se gjatë rrugës Lladrovci ka pasur kapak defekte, por premtimi për dorë të hekurt është realizuar.

“Ka bërë punë të mira, por ka pasur edhe defekte kapak rrugës. Të mirat janë që ato që i ka premtuar se  do të shkojë me dorë të hekurt ndaj abuzuesve edhe identifikimin e pronave komunale të uzurpuara, pastaj ka vu rregull në arsim, sado që po ka problem ta gjej drejtorin e arsimit, thjesht ka vu rregull në administratë, pastaj po vërehet një qasje tjetër”, ka thënë Drenori për lajmi.net.

Drenori po mendon se te punësimet edhe Lladrovci ka punësuar njerëz të afërt, por për dallim nga të tjerët i ka zgjedhur më kualitet.

“Te punësimi nuk ka dallim nga të tjerët, ndoshta pak në cilësinë e kandidatëve, por me të njohshëm i ka marr, ka marr njerëz të vet. Nepotizëm ka, por më kualitet, të paktën ky i ka marr me diploma, ata tjerët pa diploma”.

Drenori ka komentuar edhe gjestin e Lladrovcit, ku e merr kazmën për ta inspektuar punimin në një rrugë. Gjestin e Lladrovcit, Drenori e ka vlerësuar pozitiv.

“Ai atë e ka pasur për të treguar që ato që i kam bërë unë 3 vjet në terren edhe i kam ndal shumë punë jo të mira, unë e kam parë pozitive, sepse me të vërtet është bërë krim i organizuar në infrastrukturë. Sado që kam qenë kundër kandidat i tij edhe mund të jem prapë në tetor kundër kandidat i tij, ka bërë punë të mira deri tash, por sa do të jetë i qëndrueshëm nuk e di”, ka thënë Drenori.

Edhe ndalimin e duhanit Drenori e vlerëson pozitivisht.

“Stafi i Komunës së Drenasit në asnjë mënyrë, por edhe nëpër lokale në përgjithësi vërehet që ka filluar të mos përdoret duhani. Thjesht edhe në këtë drejtim është më mirë”.

Drenori mendon se në shëndetësi ende ka probleme, por sipas tij, duhet të pritet sepse nuk bëhen gjërat me shkop magjik.

“Në shëndetësi ka ende probleme, por e ka përmendur në mbledhje se është duke punuar, dhe unë jam i prirë të pres se nuk zgjidhen problemet me shkop magjik, ato që kanë qenë urgjente i ka zgjedhur relativisht mirë, por te shohim deri ku mund të shtyjë, duke pasur parasysh që kur të prek do të prek njerëz të partisë së tij, në kuptimin klientel”.

Drenori ka thënë se po të ishte në vend të Lladrovcit do t’i largonte edhe disa zyrtarë të tjerë që kanë kallëzime penale. Ai e ka vlerësuar shumë pozitive largimin e njerëzve që kanë pasur telashe me ligjin.

“Shumë pozitive, janë edhe shumë tjerë që janë nën hetime, ata janë me aktakuzë. Unë i kam parë edhe tjerët që kanë kallëzime penale. Janë diku 5 kallëzime penale kundër zyrtarëve të Komunës së Drenasit dhe të gjitha janë të faktume, unë po të isha edhe ata do t’i largoja, sepse kanë abuzuar me pozitën zyrtare, nuk e kanë vendim në administratë, këto nuk i ka shty më tutje kryetari. Po them edhe një herë deri diku mund të kem mirëkuptim nga pozicioni i jashtëm, por si kundër kandidat i mundshëm të gjitha janë këto pika negative që unë do t’ia them”.

Ish-asambleisti i PDK-së, Drenori nuk e ka përjashtuar mundësin që të jetë në garë për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale që do të mbahet këtë vit sipas kalendarit të rregullt zgjedhor.

“Mund të jem, për asamble gjithqysh, por a do të jem kandidat për kryetar ende nuk e kam vendosur.

Drenori me vlerëson se Lladrovci ka mbajtur premtimin për emërimin  drejtoreshave, por ka rezerva në kualitetin që ka sjell.

“Premtimin e ka dhënë, por a ka sjell kualitet, unë them absolutisht jo, sepse ne në Drenas kemi vuajtur nga ekspertët e lëmive, pavarësisht a është femër a mashkull, por me përmirësuar gjendjen. Këtë ia kam thënë edhe do t’ia them rregullisht. Me rëndësi ka qenë me i sjell në ato pozita njerëz të lëmive, por ka pasur problem edhe me i gjet, sepse këtu është krijuar një sistem i keq i qeverisjes. Jam i pirur të presim edhe pak”.

Ai ka thënë se ka raporte të mira me Lladrovcin, dhe mendon se një pjesë të kritikave që ia ka bërë gjatë fushatës ka refeltkuar kur ka nisur punën në komunë.

“Raportet i kam të mira, ai ka reflektuar pozitivisht për gjërat që i kam thënë gjatë fushatës, ka reflektuar për pronat e uzurpuara, ka reflektuar pozitivisht për çështjet në arsim, dhe përderisa ai e ka kuptuar se unë kam pasur drejt, dhe po punon drejt unë s’kam asgjë të keqe, por edhe ai e ka vërejtur se unë kam pasur të drejt në çështjet komunale që i kam ngritur dhe ai po besoj që e ka ndërruar qasjen ndaj meje”, ka thënë Drenori.

Ndryshe, Drenori ishte asamblist i PDK-së dhe ka lënë këtë parti pas mospajtimeve për garën e kreut të Drenasit.

Drenori ka qenë kandidat i pavarur që ka dal i treti në garë më i votuari./Lajmi.net/