Xhandarmëria serbe është gati për intervenim në Kosovë, dislokohet në Bujanoc

Pas tensioneve të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tensione këto të propaganduar nga krerët e shtetit serbe, mediat atje raportojnë për vënien në gatishmëri të xhandarmërisë serbe.

Lajme

02/02/2017 16:43

“Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë në gatishmëri të plotë, pasi disa qindra serbë u mblodhën rreth murit në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë”, shkruan gazeta më e madhe serbe, Blic, transmeton lajmi.net.

Sipas kësaj gazete, xhandarmëria është vendosur në Zonën Tokësore të Sigurisë (ZTS), që është baza më e fortë në Bujanoc.

“Të gjitha forcat që mbulojnë ZTS-në janë në gatishmëri të plotë – jozyrtarisht mësohet në MPB-në e Serbisë”, shkruan Blic.

Më herët u raportuar se disa dhjetëra serbë janë mbledhur te ura e Ibrit, me arsyetimin se Policia e Kosovës po bëhet gati ta rrënojë murin në veri. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Reagon Thaçi, kërkon nga Serbia të mos ndjell frikë dhe urrejtje tek komuniteti serb

Policia konfirmon se i ka kontrolluar kamerat e sigurisë në urën e Mitrovicës, mblidhen serbët