Xhaka-Coquelin, 100% nuk e dini çfarë ka ndodhur para golit (VIDEO)

Mesfushori i Arsenalit, Francis Coquelin, ka komentuar golin e Granit Xhakës kundër Hull Cityt.

Sport

19/09/2016 08:57

Coquelin theksoi që i ka thënë kosovarit që të gjuajë drejt portës, në momentin kur shënoi atë gol të jashtëzakonshëm.

“Ishte një gol fantastik. Isha pas tij, por nuk e di nëse ai dëshironte të gjuante. I thash “Granit, gjuaj” dhe më pas topi përfundoi në rrjetë. Shpresoj që ai të shënojë edhe më shumë gola”, deklaroi Coquelin, përcjellë “Lajmi.net”.

Ju kujtojmë që Xhaka nuk ishte startues ndaj Hullit, por u inkuadrua nga banka rezervë.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.