Xbox One do të kushtojë 50 dollarë më lirë

Kur u prezantua Xbox One, të gjithë u habitën me vendimin e Microsoft-it për ta shitur atë 100 dollarë më shumë se Sony PlayStation 4, që për shumicën konsiderohej si rivali kryesor i Xbox One në tregun e konsolave.

Auto & Tek

28/10/2014 09:40

Megjithatë, më vonë Microsoft uli çmimin e kësaj konsole, pasi ishte e vetmja mënyrë që njerëzit të blinin atë.

Nëse mendoni se çmimi i Xbox One është akoma i lartë, kemi një lajm të mirë për ju: Xbox One do të kushtojë 50 dollarë më pak gjatë sezonit të festave. Microsoft ka njoftuar së fundmi se do të ulë çmimin e Xbob One me më shumë se 50 dollarë, ndërsa shuma maksimale e zbritjes së çmimit mund të shkojë deri në 150 dollarë.

Për fat të keq, kjo ofertë është për një kohë të limituar. Microsoft shpreson që të ketë një bum shitjesh gjatë sezonit të festave, si Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Konsola do të kushtojë 350 dollarë nga data 2 nëntor deri më 3 janar.

Microsoft ka përmendur vetëm disa dyqane në SHBA ku do të jetë në dispozicion kjo ofertë, dhe nuk ka thënë nëse do të aplikohet edhe në kontinente të tjera, si Evropë.

/krokodili.al