Wisner: Zgjedhjet e nesërme moment kyç për Kosovën

Ish- ndërmjetësi amerikan në negociatat për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner, kërkoi nga kosovarët që nesër të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar duke i cilësuar zgjedhjet e nesërme si moment kyç për historinë e shtetit. 

Lajme

07/06/2014 20:47

Ambasadori amerikan duke e krahasuar demokracinë me sportin, tha se ajo nuk është sport i shikuesve por i pjesëmarrësve. 

“Është me rëndësi tjetet të madhe që të gjithë kosovarët të shfrytëzojnë këtë moment dhe që nesër të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë. Në një demokraci është zgjedhja dhe vendimi juaj se për kë do të votoni, por votoni. Demokracia nuk është një sprot i shikuesve por është sport i pjesëmarrësve”. 

“Sikurse edhe ekipi juaj lokal i futbollit, duhet të kyçeni në lojë, duhet të lëvizni përpara, e gjithë bota do ta shikojë dhe do ta përcjellë këtë ngjarje, do të iu shikoj juve duke e shfrytëzuar të drejtën tuaj për të votuar dhe do të vëzhgohet si do të jepet vota, korrektësia dhe pjesëmarrja juaj në zgjedhje. Të gjitha këto gjëra do të shënohen dhe do të definohet se si dhe nga po shkon shteti juaj”, tha Wisner.