Windows 10 në tabletë duket si një Windows Phone

Microsoft ka demonstruar një version të hershëm të Windows 10 duke vepruar në tabletë 8 inç dhe kompania është duke përgatitur versione edhe për pajisje më të vogla.

Auto & Tek

15/04/2015 17:50

WinBeta ka siguruar disa pamje të Windows 10 duke vepruar në një pajisje 7 inç, që duket sikur të jetë një Windows Phone.

Ky është një version i hershëm i Windows 10 në këtë lloj pajisje, dhe për momentin shumica e UI nuk ka ndonjë përparim në pajisjet me ekrane të mëdha, transmeton Lajmi.net.

Çdo gjë duket në mënyrë të veçantë si sistemi i pajisjeve Windows Phone, por Microsoft është duke planifikuar që të përmirësojë sistemin për tabletë në mënyrë që të fusë më tepër aplikacione.

Një video se si duket Windows 10 në tablet mund ta shihni më poshtë: