Whatsapp iu mundëson përdoruesve të krijojnë figurat e tyre, ja se si

Përdoruesit e WhatsApp-it tani mund të krijojnë figurat e tyre dhe t'ua dërgojnë miqve dhe familjes. Figurat e Whatsapp, të cilat u nisën muajin e kaluar, janë bërë shpejt popullore.

Fun

08/11/2018 18:10

E tashmë, kushdo mund të krijojë figurën e vet dhe ta shtojë në WhatsApp, në sajë të ” ‘Sticker maker for WhatsApp”, aplikacion për softuerët ‘Android’, transmeton lajmi.net.

Për të krijuar figurat personale, përdoruesit e Android do të duhet të shkarkojnë aplikacionin e sipërpërmendur nëpërmjet “Google Play Store”. Sapo të shkarkohet aplikacioni, iu duhet të klikoni në opsionin “Create a new set of stickers”.

Aplikacioni do të kërkojë të fusni emrin dhe autorin e krijuesit e figurës.

Në fazën tjetër, do të hapet një faqe e re që ju lejon të shtoni deri në 30 figura të personalizuara. Megjithatë, ikona në krye do të jetë ikona e tabelës ose ikona e cila do të shfaqet si një identifikues i këtyre të fundit për në WhatsApp./Lajmi.net/