Wenger lavdëron dhe kritikon Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar, por edhe kritikuar skuadrën e tij pas barazimit 2:2 me Swansean në Emirates. Gjiganti londinez ishte në disavantazh pas pjesës së parë, përmbysi rezultatin në të dytën, por në fund u ndal derisa ishte shumë pranë fitores pas një autogoli të pafat nga mesfushori Mathieu Flamini. “Skuadra shfaqi…

Sport

25/03/2014 22:36

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar, por edhe kritikuar skuadrën e tij pas barazimit 2:2 me Swansean në Emirates.

Gjiganti londinez ishte në disavantazh pas pjesës së parë, përmbysi rezultatin në të dytën, por në fund u ndal derisa ishte shumë pranë fitores pas një autogoli të pafat nga mesfushori Mathieu Flamini.

“Skuadra shfaqi shpirt të mrekullueshëm”, deklaroi Wenger për ekipin e tij që u paraqit pas disfatës së thellë 6:0 nga Chelsea të shtunën.

Mirëpo, ai kritikon futbollistët që nuk ditën të ruajnë avantazhin.

“Ishim shumë konservativ tek epërsia 2:1. Nganjëherë tentimi për të ruajtur rezultatin nuk është mënyra më e mirë për të ruajtur rezultatin”, u shpreh strategu francez.