Web profilet e reja në Twitter tani në dispozicion për të gjithë

Më në fund, Web-profilet e reja në Twitter tani janë të gatshme. Twitter kishte lansuar më herët faqet e reja të profileve në web për disa llogari, por tani është në dispozicion për të gjithë.

Auto & Tek

24/04/2014 15:06

Në një njoftim në blogun e saj zyrtar, faqja tha:\”Merrni profilet e reja tani. Nëse keni nevojë për disa mbulesa krative për imazhin tuaj mbi foton e profilit, atëherë mund të zgjedhni një nga fotografitë tona sygjeruese nga bibloteka jonë\”.

Dizajni i ri i faqeve të profilit është krejtësisht i ri, duke theksuar cicërimet lartë dhe bisedat në llogarinë tuaj në profil. Së pari, tani është një fotografi më e madhe në hapsirën për mbulesë (header) gjithashtu. Duket si një profil në Facebook, që disa po e quajnë kopjim. Në fakt, profili i ri web ka marrë tashmë shumë kritika në lidhje me ngjashmërinë e tij me ato në Facebook.

Profili i ri në web tani tregon disa nga cicërimet tuaja më të popullarizuara. Ato që kanë marrë më shumë vëmendje nga përcjellësit tuaj. Ju gjithashtu mund të gozhdoni një nga cicërimet tuaja në krye të faqës së profilit. Twitter thotë se \”është një mundësi më e lehtë për përdoruesit për të parë atë çfarë ndodhë përreth\”.

Dhe së fundi, duke parë profilet e reja, përdoruesit do të kenë mundësi për të zgjedhur se prej cilëve përdorues dëshirojnë të shohin cicërimet në Twitter. Ju tani mund të shihni të gjitha cicërimet, qoftë nëse dëshironi vetëm cicërimet me foto/video, qoftë vetëm replikat ose thjeshtë vetëm shkrimet.

Kjo është padyshim një mundësi e re e Twitter për të fituar sa më shumë përdorues.