VV në Istog: Këto janë keqpërdorimet e Haki Rugovës

Sipas kësaj partie, në projektin e memorialit “Ibrahim Rugova” ata janë përfshirë ne shkelje të rënda të ligjeve në fuqi duke përfituar jashtëligjshëm për kompanitë e familjarëve të tyre.

Lajme

11/02/2016 17:02

Lëvizja Vetëvendosje ka reguar ndaj  Komunës së  Istogut, e cila drejtohet nga  Haki Rugova që vjen nga LDK-ja.

Vetëvendosje deklaron se Rugova është përfshirë në një cikël shkeljesh të ligjit dhe të parimeve bazë të transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas kësaj partie, në projektin e memorialit “Ibrahim Rugova” ata janë përfshirë ne shkelje të rënda të ligjeve në fuqi duke përfituar jashtëligjshëm për kompanitë e familjarëve të tyre.

“Konflikti i Interesit – punimet kryhen nga Kompania e Lash Shoshit, “Intering Construktion”, e regjistruar në vitin 2007, me kapital bazë prej 25,000 euro. Kjo është kompania e vëllait të Hajrush Shoshit, i cili është anëtarë i Kuvendit Komunal të Istogut nga LDK-ja, dhe bashkëpunëtor i mirë i kryetarit Haki Rugova”, shkruan në deklaratën e vet, Lëvizja Vetëvendosje, raporton lajmi.net.

“Projekti po furnizohet me beton nga biznesi i familjes së Haki Rugovës. Pjesa e punimeve me beton e këtij projekti është kryer nga kompania “Macon”, që është kompani e vëllait të kryetarit Haki Rugova, e Gani Rugovës. Madje, 15% të aksioneve në këtë i ka vetë Kryetari i Komunës, gjë që dëshmohet edhe në raportin e agjencisë antikorrupsion”.

Ndër të tjera, kjo partid eklaron se nga këto fakte në këtë projekt ka konflikt interesi, sepse edhe Kryetari i Komunës me kompaninë e vëllait të tij (pjesë e së cilës është edhe vetë), por edhe asamblisti i LDK-së, janë të përfshirë në këtë shkelje të rëndë.

“Ata kanë bërë edhe transfere financiare për kompanitë e tyre, pa i kryer punimet. Për fazën e dytë të projektit parat janë transferuar pa filluar ende punimet, dhe jashtë afateve ligjore mbi praktikën e pozicioneve dhe specifikacioneve”, shkruan në njoftimin e LVV-së./lajmi.net