Vushtrri, arrestohet një person për tentim vrasje

Sot rreth orës 05:10 të mëngjesit, Policia ka marrë informacionin se në spitalin e Mitrovicës në Veri ka kërkuar tretman mjekësor një person i lënduar, ku Policia menjëherë ka kontaktuar viktimën N. D. 23 vjeçar dhe janë informuar se personi në fjalë, sot rreth orës 03:30 në fshatin Prelluzhë-Vushtrri, para një kafiterie është sulmuar nga një person i panjohur.

Lajme

05/07/2018 15:51

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Në kuadër të veprimeve të saj Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj, Policia ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar V. S., 23 vjeçar dhe P. S., dhe të arrestojë të dyshuarit e parë V. S., 23 vjeçar, i cili është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor, kurse i dyshuari i dytë është në kërkim të Policisë./Lajmi.net/