Vushtrri: Arrestohet dasmori

Një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje është arrestuar dje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri.

Lajme

03/08/2018 22:16

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar pasi në një aheng familjar ka gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Si dëshmi është konfiskuar një pistoletë me gaz me shtatë fishek dhe gjashtë gëzhoja.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.