Vuçiq thotë se Serbia do të vazhdojë të armatoset

Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq ka thënë se Serbia do të bëj gjithçka për ta ruajtur stabilitetin në Ballkan, dhe sipas tij këtë e ka dëshmuar.

Lajme

08/05/2017 23:39

Ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë të investojë në ushtri, transmeton lajmi.net.

Presidenti i zgjedhur serb nesër do të marrë pjesë në festimin për Ditën e Ushtrisë së Serbisë dhe Ditën e Evropës.

“Njerëzit thonë se asgjë nuk do të ndodhë, por të gjithë kanë nga synime për të marrë ushtarë të rinj. Edhe ne do të vazhdojmë investimet në ushtri”, ka thënë Vuçiq.

Kohëve të fundit, ushtria e Serbisë është pajisur edhe me mjete moderne ushtarake nga shteti i Rusisë. /Lajmi.net/